Ambasadorja Amerikane në Shqipëri Yuri Kim ka dalë edhe një herë në mbështetje të reformës në drejtësi.
Diplomatja amerikane nëpërmjet një postimi në Twitter shkruan se kërcënimet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve apo përpjekjet për të penguar reformën nuk mund të pranohen më si normale për një vend anëtar të NATO-s që Aspiron integrimin në BE.
“Për shumë kohë, njerëzit e pasur dhe të fuqishëm kanë besuar se janë të paprekshëm. Tani ata janë të shqetësuar se pandëshkueshmëria po merr fund”, shkruan Kim.