Në një kohë kur kryeministri Edi Rama I kërkon SPAK-ut të hetojë ish-kryeministrin Sali Berisha, ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim ka një tjetër mendim.
Ambasadorja Kim theksoi se nuk është e përshtatshme që drejtuesit politikë në pushtet, ose jo, të shprehen se drejtësia shërbehet vetëm kur kundërshtari përfundon në burg dhe ana ime jo.
“Të mos mendojmë që është e përshtatshme që drejtuesit politikë në pushtet ose jo, të thonë se drejtësia shërbehet vetëm kur tjetri përfundon në burg dhe drejtësia nuk funksionon kur ana ime përfundon në burg.
Ta zbatojmë reformën në drejtësi, ne nuk duhet të vazhdojmë me drejtësinë e të shkuarës. Drejtësia e cila duhet të ndërtohet në Shqipëri duhet të jetë drejtësia me standardet e Evropës Perëndimore.
Kërkesat e BE-së janë të qarta, mendoj që veprimet e SHBA-ve gjatë 30-viteve të fundit e bëjnë të qartë se mbështetja për shtetin ligjor në Shqipëri janë më të forta se kurrë. Po aq të qarta janë dhe prirjet e njerëzve. Ju nxis të veproni. Është koha që të ecim përpara. Është koha Të krijojmë një drejtësi e cila është e verbër dhe e drejtë”
Në konferencënnë fjalë me titull “Drejtësinë kohë sfidash”, i pranishëm ishte dhe ministri i Drejtësisë, UlsiManja, ku ky i fundit kërkoi që Berisha të hetohet për disa çështje.
Ndër të tjera, më tej ministri Manja foli dhe rreth punës së kryer nga institucioni që ai drejton.