Reforma zgjedhore, Basha: Vullneti politik vendimtar për të siguruar zgjedhje të lira

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i PD Lulzim Basha ka patur një bisedë me komisionerin e BE-së për Zgjerim dhe Fqinjësi Oliver Varheyi.

Përmes një postimi në Twitter, Basha tha se falenderoi komisionerin për mbështetjen dhe përpjeket për të kontribuar në reformën zgjedhore.

Sipas Bashës, vullneti politik është vendimtar për të përmbyllur reformën dhe për të siguruar zgjedhje të lira.

”Bisedë shumë e mirë me OliverVarhelyi. Falënderova për mbështetjen e tij dhe theksova përpjekjet për të kontribuar në reformën zgjedhore. U nënvizua se vullneti politik është vendimtar për ta përmbyllur atë dhe për të siguruar zgjedhje demokratike të lira nga blerja e votave dhe ndikimi i krimit të organizuar.”

Takimi i rradhës i Këshillit Politik për reformën zgjedhore do të mbahet sot në orën 17:00.

Share This Article