Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri dhe Alibeaj takim me drejtuesit e ODIHR-it! Ja çfarë u dakordësua

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bashkëkryetarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj kanë zhvilluar sot një takim me zyrtarë të ODIHR për t’i informuar këta të fundit për ecurinë e deritanishme të punës së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.

Me ane te nje postimi në Facebook, Gjiknuri thote se ‘u dakordësuam për modalitetet e mëtejshme të punës në fazën e hartimit të drafteve ligjore dhe ndihmën konkrete që do të japë ekspertiza e ODIHR-it’.

“Bashkë me kolegun Alibeaj zhvilluam një takim me drejtuesit e ODIHR-it, të cilët i informuam për ecurinë e deritanishme të punës së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore. U dakordësuam për modalitetet e mëtejshme të punës në fazën e hartimit të drafteve ligjore dhe ndihmën konkrete që do të japë ekspertiza e ODIHR-it”, shkruan Gjiknuri.

Share This Article