Reforma zgjedhore, Hyseni: Brenda vitit adresojmë rekomandimet e OSBE/ODIHR-it

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Ne po punojmë që brenda vitit të përmbyllim atë pjesë të reformës zgjedhore që ka lidhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, ndërsa për çështjet që kërkojnë edhe më tepër kohë në zbatim le të diskutohet në një fazë të dytë”, deklaroi sot deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni.

I ftuar në një studio televizive, Hyseni tha se “ne kemi kërkuar të adresojmë rekomandimet e OSBE/ODIHR-it në mënyrë të menjëhershme”.

“Përtej kësaj ka disa si kërkesa si ajo e PS-së për votimin e emigrantëve, kërkesa e opozitës parlamentare për sistemin, apo edhe kërkesa nga opozita joparlamentare të cilat ne jemi të hapur për t’i diskutuar por nuk kanë lidhje me standardin e zgjedhjeve”, tha Hyseni

Sipas tij, “këto kërkesa kanë të bëjnë me këndvështrime të ndryshme, por nuk kanë lidhje me standardet, rekomandimet e OSBE/ODIHR-it kanë lidhje me standardet”.

Hyseni tha se “ne mirëpresim propozimet e opozitës jashtëparlamentare, por duhet të kuptohet se nuk kemi paraqitur ndonjë draft të ardhur nga ne, por drafti i depozituar ka buruar nga OSBE/ODIHR”.

Ndërkohë sipas tij, “sistemi zgjedhor është gjëja më e parëndësishme dhe nuk është zgjidhja për të arritur standardet pasi në vendet e ndryshme sistemi zgjedhor është i ndryshëm dhe i përshtatet shoqërive”.

Share This Article