Reforma zgjedhore, Majko: PS-ja do t’i qëndrojë besnike marrëveshjes së arritur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri për Diasporën Pandeli Majko deklaroi se PS-ja do t’i qëndrojë besnike marrëveshjes së arritur me PD-në dhe LSI-në, për reformën zgjedhore.

I ftuar në emisionin Repolitix, Majko tha se reforma zgjedhore do të votohet dhe se nuk do të shkohet përtej saj (listat e hapura, ndryshimi i sistemit, etj).

“Më mirë një marrëveshje e keqe sesa pa një marrëveshje fare, do votohet ajo që ka marrë “ok” nga ndërkombëtarët. Për ndryshimet Kushtetuese do të ishte një rrugë dhe shumë udhëkryqe, fakti që ne kemi hedhur një firmë na bën të ndihemi të detyruar dhe serioziteti është se kur hedh një firmë duhet ta mbajë.

Në marrëveshje është firma e të gjithë palëve, ka qenë prezente dhe opozita që ishte brenda parlamenti. Ndryshimet Kushtetuese nuk besoj se ka shumicën për ta hapur këtë diskutim, kërkon krijimin e një komisioni dhe pastaj vlerësimin e ndryshimeve. Nuk bëhet duke depozituar një shkresë me disa firma. Nuk mund të bëjmë më shumë se ajo që kemi firmosur në marrëveshje”, tha Majko.

Share This Article