I ftuar në RTV Ora, ish-deputeti i PD-së, Edi Paloka u shpreh se nuk është arritur një marrëveshje, por një dakordësi.
“Kjo qeveri duhet të plotësojë 15 kushte të cilat kanë brenda shumë pika të rëndësishme. Dënimi i atyre që janë kapur duke blerë, shitur apo manipuluar votën.
Ne do të vazhdojmë edhe në tryezën ku jemi që të kërkojmë gjithçka që kemi kërkuar për garanci, qoftë edhe qeverinë tranzitore.
Ne kemi bërë një marrëveshje, që nuk është marrëveshje, por dakordësi në një pikë, me dikë që duhet të jetë në burg”, tha Paloka.