Reforma Zgjedhore, SHBA: Askush nuk do të marrë gjithçka që dëshiron, mbyllni negociatat

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ka reaguar sërish pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik për Reformë Zgjedhore duke theksuar se palët duhet të punojnë gjatë fundjavës për të arritur marrëveshje deri më 31 maj.

Në një reagim në Twitter, ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim shprehet se “më shumë përparim sot, mbeten 2-3 çështje. Palët duhet të punojnë gjatë fundjavës për të arritur marrëveshje deri më 31 maj, ashtu siç premtuan (duhet të fitojnë kohën e humbur në COVID). Askush nuk do të marrë gjithçka që ata dëshirojnë – përcaktimi i negociatave. Ju jeni afër – mos pushoni, mos e zhgënjeni Flamurin e Shqipërisë!”

Po ashtu ambasadorja e SHBA-së ka përshëndetur qëndrimin e Presidentit Ilir Meta në lidhje me Reformën Zgjedhore, i cili është shprehur se, “inkurajoj fuqimisht të gjitha palët të ecin drejt miratimit me konsensus të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, siç janë zotuar, brenda datës 31 maj 2020”. Yuri Kim duke shpërndarë postimin e Presidentit u shpreh, “Faleminderit Zoti President për inkurajimin tuaj”. 

Share This Article