Reformën zgjedhore, Hajdari: S’ka tym të bardhë pa ndryshimin e sistemit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka përfunduar tryeza për reformën zgjedhore. Deputetja Rudina Hajdari u shpreh se sot nuk ranë dakord për asgjë dhe se opozita në parlament vijon që të ketë kusht ndryshimin e sistemit.

“Ata propozuan që opozita të vijë me një hartë të caktuar përsa i përket zonave që do të ketë identifikimin biometrik, erdhi në momentet e fundit, nuk u pranua as nga opozita parlamentare dhe as nga ajo jo parlamentare. Palët thuajse sot nuk ranë dakord për asgjë. Do të vijojmë që të flasim dhe ta mbyllim, por tymi i bardhë do të dalë vetëm kur të ketë ndryshim sistemi. Këto mbledhje janë bërë të lodhshme për të gjithë qytetarët.

Sistemi do të diskutohet sërish, u shty, do të rikthehemi prapë te ato cështje dhe sistemin zgjedhor, pasi pa ndryshuar sistemin nuk ka marrëveshje dhe reformë, vetëm një aleancë të vjetër të zakonshme që e kanë mbajtur peng këtë vend. Mbledhja tjetër ose sot pasdite ose nesër”, tha ajo.

Share This Article