Refugjatët në Bosnjë përballen me dimrin e acartë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Disa fotografi prekëse të refugjatëve në Bosnjë janë publikuar nga Radio Evropa e Lirë. Përpos kushteve jo të mira në kampe, ata tani përballen edhe me dimrin që ka sjellur borë e temperaturë të ulët.

Qindra refugjatë në një kamp një Bosnjën veriperëndimore kanë mbetur pa strehë pas djegies së një pjesë të madhe të kampit më 23 dhjetor, ditën kur ishte parashikuar mbyllja e përkohshme e tij.

Foto: REL

Që nga ajo ditë, pas shpërthimit të zjarrit në kampin “Lipa”, zyrtarët boshnjakë ende nuk janë pajtuar se ku t’i vendosin refugjatët, shkruan Free Europe, transmeton Gazeta Express.

Foto: REL

Në ndihmë u doli Kryqi i Kuq, që të hënën u shpërndau doreza, kapela dhe çorapë rreth 800 imigrantëve dhe refugjatëve në këtë kamp. Atyre iu ofrua edhe nga një shujtë e nxehtë.

Foto: REL

Rreth 10.000 imigrantë nga Lindja e Mesme, pjesë të tjera të Azisë dhe Afrika Veriore kanë ngecur në Bosnjë, duke shpresuar se do të arrijnë në vendet e Bashkimit Evropian.

Foto: REL

Bashkimi Evropian e ka paralajmëruar Bosnjën se imigrantët përballen me motin e ftohtë dhe u ka bërë thirrje zyrtarëve të këtij shteti që të marrin masa për akomodimin e refugjatëve.

Foto: REL
Foto: REL
Foto: REL
Share This Article