• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, June 8, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Refugjati i luftës nga Kosova: Ne e dinim Shqipërinë kopsht me lule, por vetëm në 1999 u njohëm realisht, kur hapët dyert për ne

Refugjati i luftës nga Kosova: Ne e dinim Shqipërinë kopsht me lule, por vetëm në 1999 u njohëm realisht, kur hapët dyert për ne

by albnews
2 July, 2024
in Albania, Kosova
0
39
VIEWS

Abaz Osmani ish-refugjat i Kosovës në Lozhan të Korçës thotë për gazetaren Rudina Xhunga në DritareTV se mikpritja që u bënë shqiptarët në 1999-ën është një vepër e madhe e njerëzimit. Ai tregon se korçarët i hapën dyert mijëra shqiptarëve të Kosovës në çastin e tyre më të vështirë, kur serbët i dëbuan nga shtëpitë dhe ata gjetën një shtëpi të dytë në Korçë.

Korçarët, thotë Osmani, na pranuan fillimisht si njerëz, e pastaj si shqiptarë. Ai tregon si krijuan një konunitet të vogël për ato tre muaj që qëndruan në fshatin Lozhan të Korçës, kujton me shumë dashamirësi Xhemalin që i hapi shtëpinë dhe sot janë miq dhe mësuese Luljetën që mësoi fëmijët në kampin kosovar.

“Ne në Kosovë kemi pasur një imazh të Shqipërisë kopsht me lule, rregull e pastërti, pasuri, shtet model. Ne e mendonim Shqipërinë si një shtet model ideal. Dhe në vitin 1999, Kosova pa një tjetër Shqipëri. Gjatë viteve 90 ka pasur shkëmbime njerëzish, informacionesh, dhe ne kuptuam që Shqipëria nuk ishte kopsht me lule, por këto ishin shkrime gazetash dhe histori të rralla individuale, sepse pak njerëz kanë ardhur në Shqipëri, gjatë atyre viteve. Me 1999 ne u njohëm realisht, si komb. Dhe imagjinojeni se as mikpritësit nuk na njihnin. Edhe ata do të jenë habitur. Kush janë këta? Çfarë lloj shqiptarësh qenkan këta? Si flasin kështu? Si sillen kështu? Çfarë hanë kështu? Që thotë Kadare, ra ky mort e u pamë!

P sh nëna ime, nana, që atëherë i kishte 80 vjeç, nuk kuptonte pothuajse asgjë. Nga dialekti i Gramshit. Por, në atë dramë të madhe historike, ne kosovarët gjetëm megjithatë nënën e munguar, ose më mirë, vëllanë e madh, që nuk e kishim takuar kurrë. Edhe pse nuk kuptoheshim mirë shqip, e kishim shumë paragjykime në mes, ne ndjeheshim në shtëpi, ndonëse shtëpitë e vërteta ishin shkrumb e hi. Ne, shumica e refugjatëve kosovarë, jetuam në shtëpitë e banorëve të Lozhanit. Na morën nëpër shtëpi, hanim me ta, flinim me ta, shikonim TV me ta. Sikur shkon te kushërinjtë. Ne nuk ishim refugjatë, por mysafirë. Dhe kur e shoh këtë, sot pas 25 vjetësh, më duket më e madhe.

Çfarë vepre e madhe e njerëzimit. Sepse kjo nuk është vepër kombëtare. Shqiptarët nuk treguan vetëm solidaritet nacional, të tillë çfarë e tregon Shkodra për Vlorën, në një moment emergjence, sepse po e përsëris, ne njiheshim vetëm nga historia, ndoshta e projektuar, e jona, ne nuk kishim komunikuar më parë. Ne ishim ca shqiptarë të tjerë. Dhe megjithatë na pranuan plotësisht. Pra unë them se na pranuan si njerëz, së pari. Them se mikpritja shqiptare e 1999-ës është moment sipëror civilizues i popullit shqiptar në Shqipëri dhe Maqedoni, por edhe Preshevë e Ulqin etj, dhe duhet të njihet si i tillë, jo vetëm nga ne, në përvjetorë të caktuar, por nga i gjithë njerëzimi!

Për shembull familja e Xhemajl Miskut. Dy dhoma gjumi, një standard modest jetese, merr 6 refugjatë kosovarë. Jeta e familjes ndryshon plotësisht. Nuk është se detyroheshin, sepse kampe e çadra e bukë për refugjatë kishte plot, gjithandej Shqipërisë. As se përfitonin ndonjë gjë. Por, njeriu për njeriun nuk është ujk, por vëlla.

Xhemajlin e takoj sa herë vij në Tiranë. Edhe ai vjen shpesh në Prishtinë. Ka shumë të tilla miqësi që ruhen e kultivohen. Janë miqësi të zemrës. Ndoshta tingëllon romantike, por ne jemi takuar në një moment dramatik, që për shkak të mirësisë së manifestuar, ka prodhuar efekte romantike.

Domethënë ne u tronditëm atëherë kur e kuptuam se Shqipëria, ndonëse e bukur e plot gjelbërim, ishte një vend i varfër, i pazhvilluar në kuptimin material. Megjithatë, gjetëm se njeriu kishte mbijetuar.

Shumë shqiptarë u vunë të ndihmojnë, me ndihmat, me sigurinë, me gjitha operacionet logjistike. U krijua shkolla për fëmijët e kampit, e vetmja shkollë për refugjatët kosovarë, në gjithë Shqipërinë, që organizoi mësim të plotë gjithëditor dhe që u njoh si vit shkollor, me diploma të shtetit shqiptar. Këta fëmijë u mësuan nga mësuese Luljeta.

Ne refugjatët kosovarë kishim krijuar një si këshill përfaqësuesish. Dhe më kujtohet, shkuam te kryetari i bashkisë, tre katër veta, për t’ia paraqitur disa kërkesa. Kërkonim libra shkollorë, linjë telefonike, gazeta. Kështu ishim marrë vesh si këshill. Por njëri nga ne, aty gjatë takimit, i kërkoi kryetarit edhe mish…”, thotë ndër të tjera Abaz Osmani.

Previous Post

Censi, divorcet në Shqipëri kulmojnë në moshën 40-50 vjeç

Next Post

Zgjedhjet në Angli u japin shpresë votuesve emigrantë për herë të parë

albnews

albnews

Related Posts

Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare
Albania

Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare

7 June, 2025
VIDEO/ ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe
Albania

VIDEO/ ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe

7 June, 2025
Fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, The Time: Ana sekrete e jugut të Shqipërisë
Albania

Fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, The Time: Ana sekrete e jugut të Shqipërisë

7 June, 2025
Next Post
Refugjati i luftës nga Kosova: Ne e dinim Shqipërinë kopsht me lule, por vetëm në 1999 u njohëm realisht, kur hapët dyert për ne

Zgjedhjet në Angli u japin shpresë votuesve emigrantë për herë të parë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare

Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare

7 June, 2025
VIDEO/ ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe

VIDEO/ ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe

7 June, 2025
Fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, The Time: Ana sekrete e jugut të Shqipërisë

Fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, The Time: Ana sekrete e jugut të Shqipërisë

7 June, 2025
Berisha kthehet në seli: Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

Berisha kthehet në seli: Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

7 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4837 shares
    Share 1935 Tweet 1209
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2442 shares
    Share 977 Tweet 611
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1897 shares
    Share 759 Tweet 474
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1827 shares
    Share 731 Tweet 457
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1708 shares
    Share 683 Tweet 427
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM