“Refuzimi i zgjidhjes me dy shtete, i papranueshëm”, Guterres: Konflikti në Gaza do të zgjatej pafundësisht

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres e ka konsideruar si të papranueshme refuzimin për zgjidhjen me dy shtete për izraelitët dhe palestinezët ndërsa intensifikohet lufta në Gaza.

“Refuzimi për të pranuar zgjidhjen me dy shtete për izraelitët dhe palestinezët dhe mohimi i të drejtës për shtet popullit palestinez është i papranueshëm”, deklaroi Guterres në ceremoninë e mbylljes së samitit të 19-të të Lëvizjes së të Paangazhuarve në Kampala të Ugandës.

Kjo do të zgjaste pafundësisht konfliktin, i cili është bërë një kërcënim i madh për paqen dhe sigurinë globale, do të përkeqësonte polarizimin dhe do të inkurajonte ekstremistët kudo. E drejta e palestinezëve për të ndërtuar shtetin e tyre duhet të njihet nga të gjithë”, theksoi Guterres.

Share This Article