Refuzoi të dënojë veprimet e Putinit dhe pushtimin rus në Ukrainë, fillojnë procedurat e largimit të Gerhard Schroderit nga partia gjermane SPD

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Krerët e socialdemokratëve gjermanë duan që ish-kancelari Gerhard Schroder të përjashtohet nga partia, për shkak të refuzimit të gjykojë pushtimin rus në Ukrainë dhe Vladimir Putinin.

“Gerhard Schroder prej kohësh po sillet vetëm si biznesmen, dhe nuk duhet ta konsiderojmë si burrështetasin dhe ish-kancelarin”, tha Saskia Esken, një prej dy anëtarëve të Socialdemokrateve (SPD), partia aktuale e kancelarit të Olaf Scholz.

Esken në një intervistë dhënë për një radio gjermane, ka thënë se për këtë Schroder duhet braktisur partinë – duke shtuar se tashmë është propozuar mundësia për largimin e tij.

 “Këto veprime bazohen në statutin e SPD-së, por me të drejtë ekzistojnë pengesa për largimin nga partia”, tha Esken.

Schroder, që ishte kancelar gjerman nga 1998 deri më 2005, është nën presion që të jap dorëheqje nga të gjitha postet që i ka në kompaninë energjetike ruse, dhe që publikisht ta dënojë veprimet e Putinit – por deri më tani nuk e ka bërë as njërën as tjetrën.

Share This Article