Refuzoi të prishte agjërimin, klubi përjashton nga skuadra futbollistin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Klubi francez i Nantes është përfshirë në polemika për shkak se trajneri i saj, Antoine Kombouare, ka përjashtuar nga skuadra një nga futbollistët, për arsye se ai refuzoi të prishte agjërimin ditën e ndeshjes.

Bëhet fjalë për mbrojtësin algjerian Jaouen Hadjam, i cili nuk u grumbullua për ndeshjen e fundjavës së kaluar, ndaj Reims.

20-vjeçarit iu kërkua që ditën e ndeshjes të hante dhe të pinte me shokët, për të qenë në formën më të mirë të mundshme, por ai nuk pranoi ta bënte këtë gjë.

Kur u pyet për këtë çështje, trajneri Kombouare tha:

“Nuk ka vend për polemika. Ajo ishte zgjedhja e tij dhe unë e respektova. Nuk ishte ndëshkim, por unë kam një metodë pune. Gjatë javës, nuk kam asnjë problem me lojtarët që agjërojnë.

Jam i gatshëm që t’i mbështes sepse e di që nuk është e lehtë për ta. Por, në ditën e ndeshjes, nuk duhet agjëruar. Ata që agjërojnë atë ditë, nuk janë pjesë e ekipit për ndeshjen sepse nuk dua që të dëmtohen”.

Share This Article