Connect with us

Kosova

Refuzoi vaksinën, Lajçi kritika Kurtit: Ma e leht deka se vaksina e vllaut

Published

on

Aktori Çun Lajçi prej ditësh është duke luftuar me COVID-19, teksa është duke e marrë trajtimin e nevojshëm në spital në Prishtinë.

Edhe pse gjendja e aktorit nuk është shumë e mirë ai nuk ka hequr dorë nga shkrimi, teksa vazhdimisht ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale copëza nga shkrimet e tij.

Së fundmi, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” aktori ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mospranimin e vaksinave kineze nga Shqipëria duke shkruar se më e lehtë është vdekja se vaksina e vëllait.

“As nji kontratë, as nji datë, as nji shpresë e ministri me Kryeministrin gjejnë kime n’ve!”, shkruan Lajçi teksa i kërkon Kurtit të zbresë “me të dyja kamtë n’tokë, se njena s’ka zbritë hala e hapi sytë, se rrugët e malit e t’natës, nuk janë via të drejta, e n’fund mund t’kenë edhe gropa!”.

Advertisement

POSTIMI I PLOTË
Vetëm për juve
2
N’luftë isha artist, me pak dhe n’plis, që mundohesha me iu frymëzue me gjenialitetin e Hamzës e bacit Adem, tue u mundua me përcjellë heroizmin e tyne, të ushtarët, që mbetën pa Gjeneralin!
S’isha poet as shkrimtar, asnjiherë gazetar, e sot i shtrimë me sisteme infuzionësh n’duer, bahem reporter zori nga dhoma e të prekunve nga covidi!
Shkruej se m’dhembë ajo që shoh tek pacientët që kollitën, nxjerrin kelbaz ngjyrë vishnje e gjëmojnë, e Ai jam edhe unë.
Bukë na binë, e nuk ankohem fare (artistët dikur ishin modest).
Ilaçet vinë me rregull (ato që i ka spitali), por ato të shtrenjtat i blejmë vet, se shteti “s’ka”!
N’fakt unë s’e mbaj mend kur ka pasë, që kur na e sollën lirinë.
Ndoshta pse unë mbaj mend spitalet e Titos, kur kishte pastërti e barna plot, ani pse ishim shqiptarë!
Mbaj mend kur ishte gjallë dr. Ali Sokoli, sepse mora kallje mushknishë, n’provat gjenerale t’nji shfaqje, e shteti dy herë n’ditë vinte n’banesën me qëra dhe m’ipte infuzion e Penicilinë t’500-tve, dhe mushkni t’pjekune, e pra Çun 24 vjeç isha e shqiptarë edhe pa pare!?
Por m’thojshin n’gjuhën e tyne: Artist je, e na duhësh!
“Gati si sot”, që s’pjerdhi kush prej pushtetarve, për t’cilët aq shumë shkrova e recitova!
Për veti e paçin, se thiut s’po mujshe veç kimet me ia krua, se po dinte edhe anash me t’ra!

E unë budalla nisa me shkrua drejt, se nuk durova, e sakicë kambës i rashë!
Nejse, e lash se hina ku t’rrujnë edhe pa brisk!
Po shoh e po shkruej, se zemra po m’dhemb, kur po e shoh filanën tue i ndejt burrit të kryet e tue ushqye si fëmiun. Tue i dhanë me pipëza langje, se ketu t’vjen me vjellë mu afrue të kroni i dhomës ujë me pi.
Aty kryhet edhe urinimi i plakut se s’mundët pa oksigjen n’ËC me shkua, e kush s’e çon.
Ky afër meje, nevojën e madhe e kryen n’krevat, e dhoma kuterbon e mua me vjen me vjellë, e oksigjeni me duhet e nga erë m… s’muj marr frymë, e s’muj ankohem se të smutë jemi e s’kemi faj!
Dhe n’ket gjendje shkruej, se para syshë m’dalin ministrat e pispillosun qe nga Urani, Vitia, Zema e prap Vitia, që na rrejshin se sa shumë kemi ba për shëndetësi!? E ne, nji gotë ujë s’guxojmë me pi, se s’asht Hotel Dukagjini me ndejt pastruesët ditë-natë tue pastrua, as spital Evrope me ra n’gjuj e mos mu përly!
Jemi Kosovë që zgjedhim shumë e kurgja s’kemi.
Si për gjynah na e falën nji pako vaksina e gati e përpimë aeroportin me falënderime.
Por vllaun tonë, edhe përkundër gjithë atyne vaksinave për personelin shëndetësor, nji fjalë falënderimi nga pushteti s’e ndëgjova. Por gjetëm fjalë refuzimi, kur vllau (i keq apo i mirë) na ofroi atë që e kishte marrë për vete, e Albini jo i tha Ramës, ne s’kemi, por rusët e kinezët s’i duem! Veç që s’tha si Ramiz Alia: hamë barë e nuk dorëzohemi!
Sa gabim!
Ma e leht deka se vaksina e vllaut!
As nji kontratë, as nji datë, as nji shpresë e ministri me Kryeministrin gjejnë kime n’ve! Zgjedhin vaksina evropiane e Evropa i merr edhe vet nga lloj-lloj tregu!?
Unë i shtrimë them: S’e kanë punën të prodhuesit, por të mendjemadhësia e vetbesimi i tepruem. Tue harrue se kapuçbardhët i don Evropa por jo kokë pamukët!?
Zbritni n’tokë se n’retë e bardha ecën para jush tri parti që 20-të vjet, por na rruen për lesh, bile ju, që edhe ne iu deshtëm, hapni sytë e mos ecni rrugëve të tyne, se ne po vdesim për nji vaksinë, për nji ilaç!
Rama s’asht grek as serb, sa do miq n’i pastë, as ma i largët se kinezi e AstraZeneku s’asht, po lidhni miqësi t’rea e punoni si dy vllazën, se ne kemi zgjedhje për kryeministra, ju jo, se popull t’jetër s’keni!
Albin zbrit me të dya kamtë n’tokë, se njena s’ka zbritë hala e hapi sytë, se rrugët e malit e t’natës, nuk janë via të drejta, e n’fund mund t’kenë edhe gropa!
Bukën vllaut mos ia refuzo, se sofrat t’nemin, e arat t’i merr egjra.
Shqipëria nderohet tue ia nderua Kryeministrin se je vet Kryeministër e ma mirë se unë e din!
M’falni që fola, por shumë po shoh e kjo po m’vret!
Pulmologji, 04.05.2021

Advertisement
Continue Reading

Kosova

Gjenden të vdekur dy persona në një vilë në Pejë

Published

on

By

Dy persona, një burrë dhe një grua, janë gjetur pa shenja jete në një vilë në Pejë, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga Policia dhe Prokuroria në këtë komunë.

Policia është njoftuar për rastin rreth orës 15:10, tha zëdhënësi i këtij institucioni në Pejë, Fadil Gashi.

“Rreth orës 15:10 policia është informuar se në rrugën e KFOR-it se dyshohet se dy persona në një vilë janë pa shenja jete. Policia dhe ekipi i emergjencës ka dal në vendin e ngjarjes, ku vdekja e dy personave është konstatuar nga mjeku kujdestar. Viktimat janë njëri i gjinisë mashkullore dhe tjetra e gjinisë femërore”, u shpreh ai.

Ndërkaq, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha se në vendngjarje ka dalë prokurorja për krime të rënda dhe kryeprokurori, ndërkaq trupat e pajetë do të tërhiqen nga vendi i ngjarjes për t’iu nënshtruar autopsisë, me qëllim që të përcaktohen shkaqet e vdekjes.

Advertisement

“Lidhur me këtë çështje janë siguruar prova në vendin e ngjarjes të cilat do të shërbejnë për veprimet e mëtejme. Janë identifikuar dëshmitarët, të cilët mund të intervistohen për të kuptuar më shumë informata rreth ngjarjes”, u shpreh ai.

Mediat lokale në Kosovë kanë raportuar se viktimat ishin në të 20-tat. Megjithatë, autoritetet ende nuk kanë ndarë me publikun detaje të tjera për këtë ngjarje.

Advertisement
Continue Reading

Kosova

Tragjedi në Prizren, humb jetën një fëmijë njëvjeçar si pasojë e zjarrit

Published

on

By

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në një shtëpi banimi pranë Shtëpisë së Kulturës në Prizren, ku si pasojë ka humbur jetën një fëmijë njëvjeçar.

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tre fëmijë të tjerë janë shpëtuar dhe aktualisht po marrin trajtim mjekësor.

“Sot, më 30 dhjetor 2025, rreth orës 10:00, është raportuar një zjarr në një shtëpi banimi në qendër të Prizrenit. Një fëmijë rreth 1 vjeç ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e thithjes së tymit. Tre fëmijë të tjerë janë shpëtuar dhe po marrin trajtim në Emergjencë,” tha Bytyqi për Telegrafin.

Ai bëri të ditur se njësitë emergjente kanë reaguar menjëherë dhe zjarri është lokalizuar pothuajse plotësisht. Ekipet përkatëse vazhdojnë të jenë në vendin e ngjarjes.

Advertisement

Bytyqi theksoi se shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar nga organet kompetente dhe do të vërtetohen pas përfundimit të procedurave hetimore.

Advertisement
Continue Reading

Kosova

“Tageszeitung” e Berlinit: “Shumë njerëz në mbarë Evropën Juglindore dëshirojnë personalitete si Kurti si politikanë në vendet e tyre”

Published

on

By

Nuk kanë kaluar as pak muaj që kur Albin Kurti vizitoi Sarajevën, kryeqytetin e Bosnjë-Hercegovinës.

Kryeministri i Kosovës mori duartrokitje të stuhishme nga politikanë e publicistë, nga antifashistë e punëtorë ndërtimi, nga gra e burra që ndodheshin rastësisht në atë ndërtesë. Kurti ka karizëm dhe është i besueshëm. Këtë e ndjenë njerëzit në sallë atëherë, dhe këtë e treguan edhe të dielën, kur Kosova e rizgjodhi Kurtin me 50 për qind të votave.

Gjithkush në atë sallë në Sarajevë e dinte se Albin Kurti, që kur ishte student në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës, ishte pjesë e rezistencës me mjete paqësore kundër pushtimit serb; se ai dergjej në burgjet serbe që nga viti 1998 dhe se më në fund, në vitin 2000, pas luftës së Kosovës, mundi të kthehej në atdheun e tij. Serbët, deri para pak kohësh, donin të pengonin çdo kontakt mes shoqërisë boshnjake dhe asaj kosovare. Të dyja shoqëritë pësuan më së shumti gjatë luftërave të Jugosllavisë (1991-2001) nga sulmet e forcave ushtarake serbe; miliona njerëz u dëbuan atëherë dhe dhjetëra mijëra u vranë. Ky fat i bashkon ata.

Njësoj i bashkon edhe vetëdija se shoqëritë e përcaktuara mbi baza etnike çojnë vetëm në konflikte të mëtejshme. Bosnja, para 30 vitesh, u nda në zona etnike me ndihmën e rusëve, SHBA-së dhe gjithashtu Evropës; këtë gjë Kurti dëshiron ta shmangë me çdo kusht në Kosovë. Ai angazhohet për një shoqëri multietnike, duke qëndruar kështu pas kushtetutës së vendosur nga OKB-ja. Të drejtat e pakicave janë të garantuara, siç e dëshmojnë enklava e Graçanicës dhe zona të tjera. Por Serbia kërkon të imponojë ndarjen etnike në Kosovë dhe kështu provokon vazhdimisht konflikte, të cilat pastaj i faturohen Kurtit.

Advertisement

Por njerëzit në Kosovë i besojnë atij dhe qeverisë së tij; Kurti nuk është një „nacionalist i majtë“. Nuk është për t’u habitur që shumë njerëz në mbarë Evropën Juglindore dëshirojnë personalitete si Kurti si politikanë në vendet e tyre. /REL

Continue Reading

Live ALBUK TV

UK1 day ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania1 day ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania3 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

Sports1 day ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK3 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Albania1 day ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Kosova1 day ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Bota1 day ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

UK14 hours ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Albania2 days ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

Albania15 hours ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

rajoni16 hours ago

Fqinji me Shqipërinë sapo shkroi historinë

UK2 days ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Albania2 days ago

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

Albania2 days ago

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

Trending