Regjisori i famshëm, William Friedkin ndërron jetë në moshën 87-vjeçare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare regjisori William Friedkin. Ai u bë i famshëm me dy filmat qe fituan çmimin Oscar, “The Exorcist” dhe “The Man from France”. Friedkin vdiq në Los Anxhelos.

William Friedkin është quajtur nga historianët e filmit si “Regjisori i së keqes”. Ai ishte një nga përfaqësuesit e brezit që në vitet ’70 ndryshuan formën e kinemasë hollivudiane.

I konsideruar si një nga talentet më të guximshëm dhe me ndikim të brezit të tij, Friedkin fitoi një çmim Oscar për regjisorin më të mirë për filmin “The Man from France” (Njeriu nga Franca) në vitin 1972. Ai gjithashtu u nominua për një Oscar për filmin e tij më të famshëm “The Exorcist” në vitin 1974.

Ai njihet edhe për shumë filma të tjerë të sukseshëm si Cruising, The Hunted dhe Killer Joe, por filmi i tij më i sukseshëm mbetet thrilleri “The Exorcist”.

Share This Article