Regjisori i njohur shqiptar e humb betejën me koronavirusin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ditë e trishtë kjo e dielë për kinematografinë shqiptare.  Koronavirusi i ka marrë jetën një tjetër personaliteti të shquar të artit.

Regjisori Muharrem Fejzo ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare pas një beteje të gjatë me Covid.

Lajmin e trishtë e ka dhënë djali i tij, Joe Fejzo me anë të një postimi në rrjete sociale.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FJoeArtidFejzoBis%2Fposts%2F1029403460875585%3A1&show_text=true&width=552&height=764&appId

Muharrem Fejzo lindi në Kolonjë në vitin 1933. Fejzo bëri praktikë si sufler në Teatrin Popullor në Tiranë. Ai gjithashtu kreu studimet në degën e aktrimit dhe nga pasioni i madh që kishte për kinemanë, Muharrem Fejzo kontribuoi si grimier në disa nga filmat e parë shqiptarë. Vite më vonë u bë drejtori i Shtëpisë së Kulturës në qytetin e Kukësit.

Përpara se të realizonte filmin e tij të parë, “Montatorja” (1970), Fejzo punoi si asistent regjisor në dy filma artistikë, “Prita” (1968) të Mithat Fagut dhe “Njësiti Guerril” (1969) të Hysen Hakanit. Në vitin 1972 Muharrem Fejzo, së bashku me regjisorin Fehmi Hoshafi, realizoi filmin “Kapedani”, komedinë e parë që vazhdon të konsiderohet edhe sot si një nga kryeveprat e kinemasë shqiptare.

Gjatë karrierës së tij, regjisori Muharrem Fejzo realizoi mbi dhjetëra filma të tjerë, midis të cilëve mund të përmenden: Operacioni “zjarri” (1973) dhe “Mësonjtorja” (1979). Filmin e tij të fundit “Muri i gjallë”, Muharrem Fejzo e realizoi në vitin 1989.

Fejzo mbante titullin “Naim Frashëri” dhe “Mjeshtër i Madh”./Ora News/

Share This Article