Duke e përfshirë edhe ditën e djeshme në vend janë regjistruar gjithsej 1.619.857 persona, 503.491 amvisëri dhe 711.695 banesa.
Mundësinë për vetëregjistrim të personave në vendet e huaja, sërish, deri tani e kanë shfrytëzuar – 198.589 qytetarë nga diaspora.
Sot është dita e 24-të e Regjistrimit të vitit 2021 dhe deri në fund mbesin edhe dy ditë aktivitet regjistrues.
Përveç në shtëpitë e tyre, qytetarët mund të regjistrohen edhe në pikat e caktuara në komunat e tyre, që i hapi Enti Shtetëror për Statistikë, Lokacionet për regjistrim janë të arritshme në linkun e ESHS-së: https://popis2021.stat.gov.mk/Upatstva/SpisokNaKPRzaPopisuvanje.pdf
Regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili filloi më 5 shtator do të zgjasë deri më 30 shtator.