46 raste të reja me virus korona në vendin tonë i janë shtuar numrit të përgjithshëm të të infektuarve, i cili ka mbërritur në 663.
Siç informon Ministria e Shëndetësisë shpërndarja gjeografike e rasteve të reja është: Kumanovë 13 raste nga të cilat 6 janë pjesë e personelit mjekësor, Shkup 12, Prilep dhe Veles nga 8 raste, Strugë 2, Tetovë, Koçan dhe Probishtip nga një rast. Probishtipi është qyteti i 19 në listën e qyteteve ku tashmë janë regjistruar persona të prekur nga COVID-19.
Në këtë listë Shkupi dhe Kumanova, tashmë disa javë vazhdojnë të kenë numrin më të lartë të personave të sëmurë, respektivisht 273 dhe 143, ndërsa në Dibër sot nuk pati raste të reja.
Gjatë 24 orëve të fundit nuk janë regjistruar viktima. Ministria e Shëndetësisë zyrtarisht informoi që lehona 27 vjeçare nga Kumanova, e cila kishte rezultuar pozitive, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, dje ndërroi jetë.
Ministri Filipçe informoi se edhe i burgosuri që ndërroi jetë në burgun e Shutkës, ka rezultuar pozitiv.