Një rekord nxehtësie u regjistrua sot në Holandë, me termometrin që arrinte 38,8 gradë Celsius, ose temperatura më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në vend, njoftoi Instituti Mbretëror Meteorologjik Holandez (KNMI).
“Ndërkohë që i nxehti ekstrem është duke përfshirë gjithë Europën, në orën 15:00 temperatura ishte 38,8 gradë Celsius në qytetin Gilze-Rijen, në jug të Holandës”, njoftoi në “Twitter” KNMI-ja.
Rekordi i fundit në Holandë është regjistruar në vitin 1944, me termometrin që tregonte 38,6 gradë Celsius.