Ditë më parë mediat italiane shkruan për një interesim të dy klubeve gjermane, Hanover e Shtugart, por tani Rej Manaj mund të qëndrojë në futbollin spanjoll, pasi në skenë kanë dalë dy ekipe si Valencia e Sevilla, të cilat me sa duket i ka bërë përshtypje rendimenti i Manaj.
Mosha e tij e re, 21-vjeç, por dhe “nuhatja” që Manaj ka për golin, ka bërë që dy gjigandët e futbollit spanjoll të ndjekin me interes ecurinë e sulmuesit të përfaqësues shqiptare.
Albacete është në garë për të siguruar një vend në elitën e futbollit spanjoll, ku një rol përcaktues ka pasur dhe Manaj. Në fund të sezonit, e ardhmja e sulmuesit lushnjar mund të marr një tjetër rrjedhë, gjithnjë nëse vijon të ketë një marrëdhënie të mirë me golin.