Reja dhe Hysaj janë optimist para ndeshjes me Lituaninë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kombëtarja e Shqipërisë do ta kërkojë fitoren e dytë në Ligën e Kombeve, në shtëpi ndaj Lituanisë.

“Kuqezinjtë” e nisën me fitore rrugëtimin në edicionin e dytë të Ligës së Kombeve duke e mposhtur Bjellorusinë në Minsk.

Përzgjedhësi Edi Reja, ka vlerësuar lartë kundërshtarin e ardhshëm. Ai e ka cilësuar si të vështirë përballjen me Lituaninë.

“Do jetë një ndeshje e vështirë, Lituania ka një skuadër që luan mirë me topin dhe lojtarë shumë të shpejtë. Kam besim te ekipi im. Nuk e di si do jetë gjendja e lojtarëve. Mund të bëjmë 3-4 ndryshime. Më duhet të jem i kujdesshëm në zgjedhjet e mia. Lituania humbi ndeshjen e parë, por pas humbjes do kërkohet një rezultat pozitiv”, ka deklaruar Reja.

Edhe kapiteni i “kuqezinjve” Elseid Hysaj është shprehur optimist para këtij takimi. Mbrojtësi i krahut të djathtë ka kërkuar nga bashkëlojtarët të kenë kujdes nga Lituania.

Ndeshja Shqipëri – Lituani, luhet të hënën nga ora 20:45 në stadiumin “Air Albania”.

Share This Article