Reja: Jam i kënaqur me tre pikët e fituara

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Selektori i Kombëtares së Shqipërisë, Edoardo Reja, është shprehur i kënaqur me tre pikët e fituara kundër Andorrës, ndeshja e parë e ciklit kualifikues për Botërorin “Katari 2022”.

Reja ndër të tjera u shpreh se pjesa e parë ishte më e mire se ajo e dytë, ku sipas tij, Shqipëria vuajti në fillim.

”Isha shumë i kënaqur me pjesën e parë pasi patëm aksione të bukura dhe mund të konkretizonim më shumë gola. Në pjesën e dytë, vuajtëm pak por arritëm ta marrim veten. Andorra është një skuadër e vështirë, krijon presing dhe të nxjerrë telashe. Jam i kënaqur me tre pikët e fituara. Do të isha i kënaqur me fitore më të thellë por mjafton fitorja 1:0 pasi tri pikët ishin me rëndësi. Shpresoj që kjo fitore do të na ndihmoj të luajmë ndeshjet tjera me besim më të madh. Kemi një grup të mirë dhe do të synoj të bëjë ndërrime dhe të përdor sa më shumë lojtarë pasi kemi një orar të ngjeshur. Gjithashtu, do të shikoj mundësinë nëse do të dalin elemente të rëndësishme për të ardhmen. Në mbrojtje ishim stabil por jo edhe në sulm për shkak se sulmi nuk u tregua shumë efikas për shkak se Andorra luante me pesë mbrojtës dhe nuk ishte aspak lehtë”, ka thënë Reja pas ndeshjes.

Share This Article