ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
7 lajme tronditëse mbretërore që tronditin pallatin, ndërsa deklarata tronditëse e Princit Harry ngjall frikë 18 hours ago
Titujt e gazetave: ‘Starmer përballet me Farage’ dhe ‘Kufiri i përfitimeve për dy fëmijë do të hiqet’ 18 hours ago
Bowen: Momenti është forca e planit të Trump për Gazën, por mungesa e detajeve është dobësia e tij 18 hours ago
Starmer duhej t’u tregonte kritikëve të tij se mund të përballej me Farage-n 18 hours ago
U fsheha si pastrues në një shtëpi kujdesi që po dështonte. Ja çfarë pashë 18 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Reja kërkon rezultate pozitive nga Shqipëria

albnews by albnews
21 August, 2021
in Albania
0
Reja i dëshpëruar me Kamberin, “injroi” ftesën
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Edoardo Reja, është optimist para ndeshjeve të muajit shtator, që do të zhvillohen në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katari 2022”. Madje Reja, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, të premten, ka paralajmëruar se pret rezultate pozitive prej ekipit të tij. Shqipëria, në muajin shtator do t’i luajë tri ndeshje në kuadër të Grupit I eliminator. Më 2 shtator është mysafire e Polonisë, përpara se të përballet në shtëpi me Hungarinë pas tri ditësh, dhe San Marinon më 8 shtator. Të dyja këto ndeshje Shqipëria do t’i zhvillojë në stadiumin “Elbasan Arena”. Aktualisht Shqipëria është e treta në grup me gjashtë pikë pas tri ndeshjeve të zhvilluara deri më tani. Në muajin mars Shqipëria e mposhti në udhëtim Andorrën e San Marinon, por pësoi në shtëpi nga Anglia, e cila është lidere e grupit me nëntë pikë të tubuara. Andorra dhe San Marino janë në pozitat e fundit në tabelë pa pikë, Polonia është e katërta me po aq pikë, ndërsa Hungaria zë vendin e dytë në grup me shtatë pikë të grumbulluara.

“Kemi ndeshjet me Poloninë, Hungarinë e San Marinon. Nga këto ndeshje pres nga skuadra konfirmime të progresit që e kemi arritur gjatë edicionit të fundit në Ligën e Kampionëve”, është shprehur Reja.

RelatedPosts

Bllokohet tjetër makinë luksoze, policia sekuestron Lamborghinin 160 mijë euro në Tiranë

Diella shfaqet me 6 gishta në mesazhin e postuar në Facebook, ministria më pas ja ‘pret’ duart

Prokuroria kërkon 20 vite burg për bosin shqiptar të drogës: Dënime maksimale për mafian ballkanike që futi lavanderitë e kokainës në Belgjikë

Italiani Reja ka paralajmëruar se javën tjetër do ta nisë grumbullimin për këto ndeshje të rëndësishme, në të cilat kërkon rezultate pozitive. Në fakt, ai ka thënë se prej këtyre rezultateve Shqipëria do të jetë maksimalisht e motivuar për ndeshjen e kthimit ndaj Anglisë, të cilën e luan në Londër më 12 nëntor. Reja beson se deri te përballja me anglezët, të cilët e mposhtën Shqipërinë me rezultatin 2:0, “kuqezinjtë” do të kenë edhe fitore.

“Në pritje të sfidës së kthimit në Anglinë, objektivi ynë është që të shkojmë në këtë duel të motivuar nga një seri fitoresh e rezultatesh pozitive, gjë që është shumë e rëndësishme për ne”, është shprehur Reja, që ka insistuar se fokusi kryesor do të jetë te ndeshjet e muajit tjetër.

Në fakt, para ndeshjeve të muajit nëntor Shqipëria në tetor do të përballet me Hungarinë në udhëtim dhe Poloninë në shtëpi. Krahas Shqipërisë, edhe Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë muajin tjetër në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e vitit të ardhshëm. Kosova bën pjesë në Grupin B dhe është e fundit në tabelë, pasi ka dy humbje në po aq ndeshje. “Dardanët” më 2 shtator do të përballen me Gjeorgjinë, ndërsa tri ditë më vonë e presin Greqinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

7 lajme tronditëse mbretërore që tronditin pallatin, ndërsa deklarata tronditëse e Princit Harry ngjall frikë

7 lajme tronditëse mbretërore që tronditin pallatin, ndërsa deklarata tronditëse e Princit Harry ngjall frikë

1 October, 2025
Titujt e gazetave: ‘Starmer përballet me Farage’ dhe ‘Kufiri i përfitimeve për dy fëmijë do të hiqet’

Titujt e gazetave: ‘Starmer përballet me Farage’ dhe ‘Kufiri i përfitimeve për dy fëmijë do të hiqet’

1 October, 2025
Bowen: Momenti është forca e planit të Trump për Gazën, por mungesa e detajeve është dobësia e tij

Bowen: Momenti është forca e planit të Trump për Gazën, por mungesa e detajeve është dobësia e tij

1 October, 2025
Starmer duhej t’u tregonte kritikëve të tij se mund të përballej me Farage-n

Starmer duhej t’u tregonte kritikëve të tij se mund të përballej me Farage-n

1 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result