ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Administrata Trump prezantoi një plan paqeje për Gazën me 21 pika 11 hours ago
Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë 15 hours ago
Përparim historik në mjekësi: Mjekët në Londër trajtojnë me sukses një nga sëmundjet më të rënda 19 hours ago
“Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës 22 hours ago
Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve të apartamenteve në 2024 1 day ago
Next
Prev
Home Albania

Reja: Në të ardhmen do kemi rezultate më të mira

albnews by albnews
16 November, 2019
in Albania
0
Reja: Në të ardhmen do kemi rezultate më të mira
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Edi Reja ka theksuar se në të ardhmen kombëtarja kuqezi do të arrijë rezultate më të mira.

Trajneri i përfaqësuese kuqezi, gjatë deklaratës së pragsfidës me Francën, e cila do të luhet nesër në orën 20:45 në stadiumin e ri kombëtar “Air Albania Stadium”, e vlefshme për ndeshjen e fundit të grupit H, u shpreh se po ta kishte drejtuar kombëtaren më përpara do kishte pasur më shumë kohë për të njohur grupin e për të arritur rezultate më të mira dhe në këtë kuadër ai premtoi se në të ardhmen kuqezinjtë do arrin rezultate edhe më të mira.

RelatedPosts

Përfundon mbledhja, Rama shkarkon nga detyra Erion Veliajn

Tentoi të arratiset nga burgu i Fierit, i akuzuari për vrasjen e Xhuljan Bullarit çau murin e qelisë, por u kap nga punonjësit

U gjet i vrarë mbrëmjen e djeshme, viktima la pas një djalë/ Një person i dyshuar dorëzohet në Policinë e Durrësit

“Takimet janë më të rralla. Ke më shumë kohë për të zgjedhur lojtarët. Fola me Deschamps-in dhe më tha se ishte i kënaqur me Francën dhe stresi nuk ishte i njëjtë si të punosh me ‘Juven’. Më vjen keq që nuk erdha më përpara të drejtoja Shqipërinë, të njihja më tepër ekipin dhe nëse do të kisha më shumë kohë do të kishim tjetër rezultat. Për të ardhmen do të kemi rezultate më të mira”, tha Reja.

“Kemi 4 lojtarë me dëmtime. Cikalleshi, Abrashi, Xhaka apo Kamberi, kemi një ekip që i zëvendëson si duhet ata që mungojnë. E dimë se Franca është kampione bote dhe janë të fortë, por nuk fitojnë gjithmonë më të fortët. Duhet të përdorim kokën dhe jo vetëm zemrën, duhet të përgatitemi si duhet dhe në nivelin taktik. Kemi përgatitur gjithçka dhe në stadiumin e ri shpresoj të shohim një Shqipëri tjetër”, shtoi tekniku kuqezi.

“Kur futesh në fushë, futesh me idenë për të fituar ndaj çdo kundërshtari. Kundër Andorrës gabuam shumë në mbrojtje dhe jo në sulm. Jam dakord që nuk bëmë mirë, por me Francën është tjetër histori. Andorra nuk fitonte prej 8 vitesh jashtë dhe ne na bëri 2 gola, duhet të kuptojmë se çfarë nuk shkoi. Franca nuk mbyllet si Andorra dhe luan në sulm. Ne duhet të mbrohemi mirë dhe duhet të provojmë që t’i sulmojmë me inteligjencë. Duhet të jemi shumë inteligjentë dhe të punojmë me mend”,  theksoi Reja./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Administrata Trump prezantoi një plan paqeje për Gazën me 21 pika

Administrata Trump prezantoi një plan paqeje për Gazën me 21 pika

25 September, 2025
Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë

Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë

24 September, 2025
Përparim historik në mjekësi: Mjekët në Londër trajtojnë me sukses një nga sëmundjet më të rënda

Përparim historik në mjekësi: Mjekët në Londër trajtojnë me sukses një nga sëmundjet më të rënda

24 September, 2025
“Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës

“Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës

24 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result