Reja pranon rinovimin e kontratës me Shqipërinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Italiani Edoardo Reja do të jetë në krye të Kombëtares së Shqipërisë edhe për katër vitet e ardhshme.

Mediumet italiane kanë raportuar të enjten, se Reja tashmë ka pranuar rinovimin e kontratës me Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) që pritet të zyrtarizohet shumë shpejtë, shkruan Koha Ditore. 74-vjeçari, në prill të këtij viti firmosi kontratë për shtatë muaj me Shqipërinë, duke e zëvendësuar Christian Panuccin e shkarkuar.

Me punën e Rejas, kanë mbetur të kënaqur në FSHF dhe për këtë arsye i kanë ofruar rinovimin për katër vite.

“Është një sfidë shumë e bukur dhe një projekt shumë i fortë, me jep shumë entuziazëm. Do të kem mbikëqyrjen e të gjithë lëvizjes futbollistike dhe nëse jam trajneri më i vjetër në drejtimin e një përfaqësueseje, kjo më bën të ndihem mirë”, ka thënë Reja për mediumet italiane.

Reja si trajner ka punuar edhe tek ekipet si Atalanta, Lazio, Hajduk, Napoli, Cagliari, Catania, Genoa, Vicenza, Torino, Brescia, Lecce, Bologna, Verona, Pescara e të tjera.

Share This Article