Reja publikon listën e Shqipërisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pak ndryshime ka pasur në listën e përzgjedhësit Edoardo Reja për duelet që Shqipëria do t’i luajë në muajin nëntor.

Duelet kundër Anglisë dhe Andorrës do të jenë të rëndësishme për kualifikim në Kampionatin Botëror që zhvillohet në Katar vitin e ardhshëm.

Përzgjedhësi italian Reja ka ftuar 24 futbollistë. Ndryshe nga lista e tetorit, te “kuqezinjtë” në ndeshjet e nëntorit rikthehen Albi Doka dhe Qazim Laçi. Doka luan te Gorica në Kroaci, teksa Laçi është pjesë e Ajaccios në Francë.

Qendërmbrojtësi i Atalantas, Berat Gjimshiti, po ashtu nuk do të mund të jap kontribut shkaku i lëndimit të rëndë që e pësoi në duelin kualifikues kundër Hungarisë në Budapest muajin e kaluar.

Grumbullimi i Shqipërisë do të nis të hënën në Durrës.

Më 12 nëntor luan kundër Anglisë në udhëtim, ndërsa në “Air Albania” në Tiranë, e pret Andorrën më 15 nëntor.

Konferenca për shtyp e përzgjedhësit Reja do të mbahet të hënën në orën 11.

Shqipëria renditet e treta në Grupin I me 15 pikë në tetë ndeshje.

Image
Share This Article