Reja zbulon futbollistët e ftuar në Kombëtare

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Trajneri i ri, Edy Reja, e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar në ekipin kombëtar të Shqipërisë për ndeshjet e qershorit.

Në muajin qershor, Shqipëria do t’i zhvillojë dy ndeshje në kuadër të Grupit H të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.

Kuqezinjtë së pari do ta vizitojnë Islandën më 8 qershor, ndërsa vetëm tri ditë më vonë do ta presin Moldavinë në shtëpi. Ndeshja e dytë do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” pasi që “Arena Kombëtare” nuk është ende gati.

Kjo është hera e parë që Edy Reja do të takohet me skuadrën e Shqipërisë, pasi që ai e mori pozitën e trajnerit vetëm më 17 prill të këtij viti, pas shkarkimit të bashkëkombësit të tij, Christian Panuccit.

Disa risi vërehen në këtë skuadër, inkuadrimi i Marash Kumbullas së Hellas Veronës, i cili ftohet nga Kombëtarja për herë të parë, ndërsa Katriot Dermaku rikthehet në skuadër.

Edhe Emir Lenjani rikthehet pas problemeve që i kishte me ish-trajnerin e Kombëtares, Panuccin, si dhe Sokol Çikaleshi.. Mungesat e mëdha janë Thomas Strakosha i lënduar, ndërsa emri i Berat Gjimshitit nuk figuron në listë, përkundër që luajti me Atalantan ndeshjen e fundit dhe ishte në formë mjaft të mirë. 

Share This Article