Haraçina kreshnike nuk u përkul në vitin 2001 dhe nuk do të përkulet as në 2019-ën, ka deklaruar kandidati për president Blerim Reka, para banorëve të Haraçinës.
Reka ka thënë se kandidatura e tij, ka simbolikën e bashkimit të shqiptarëve. Ai ka theksua se me bashkim, shqiptarët do ta zhdukin kompleksin e inferioritetit. Në tubimin në Haraçinë, Reka u shoqërua nga kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.
“Deri tani na thuhet se këto partitë që janë në pushtet ofrojnë shoqëri për të gjithë. Por ne duam shtet për të gjithë. Ndërsa sot shteti nuk është për të gjithë. Mos pranoni oferta që janë të kamufluara për shkak se ato janë të dëmshme për shqiptarët. Nuk duhet të bëhemi makineri votuese, ju keni fuqinë që të zgjidhni se kënd dëshironi të votoni: vëllain ose kojshitë. Të tjerët ju thonë se duhet ta votoni kojshinë në vend të vëllait, unë ju them votoni vëllain. Ju nuk do të tradhtoni mundin dhe veprën që e arritët në 2001”-theksoi Blerim Reka, kandidat për president”, tha ai.