Reka: Ka përfunduar koha e politikanëve të korruptuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kandidati për president i mbështetur nga Aleanca për shqiptarët dhe Lëvizja Besa, Blerim Reka fushatën për president e vazhdoi në qytetin e Kërçovës.

Para qytetarëve, Reka tha se koncepti i tij është një Republikë ku do të sundojë ligji për të gjithë qytetarët. Shqiptarët tha Reka nuk janë të barabartë pa qenë pjesë e strukturave më të larta shtetërore.

“Ligji do të jetë ai i cili do ti dënojë por jo vetëm penalisht, ligji do ti dërgojë në histori partitë politike të cilat që 18 vite shkelën ligjin, ushtruan korrupsion dhe vazhdojnë nepotizëm, si dhe nuk e përfillin gjyqin. Ka përfunduar koha e politikanëve të korruptuar, nepotizuar e të kapur, kjo përfundon më 21 prill”, theksoi Reka.

Share This Article