Reka: Me Prokurorinë Speciale po bëhen pazare për të shpëtuar nga përgjegjësia politike, anëtarët e Qeverisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kandidati i pavarur për president Blerim Reka, i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, mbrëmë ka qëndruar në komunën e Bërvenicës për tu takuar me banorët e asaj zone.

Ai bëri thirje që qytetarët ta mbështesin me 21 prill ndër tjera për angazhimin e tij ndaj luftës kundër korrupsionit dhe sundimit të plotë të ligjit.

“Prokuroria Speciale e kishte statusin e vet edhe para dy muajsh, ishte e panevojshme t’i hyhet kësaj loje që po shitet në opinion kinse po dojnë ta rregullojnë fatin e Prokurorisë Speciale. Ambasadatat e huaja, perëndimi, BE dhe NATO thanë shumë qartë: Prokuroria Speciale duhet të mbetet institucion i pavarur. Nuk e di mesazh më i qartë se ky i ka. Me Prokurorinë Speciale po bëhen pazare për të shpëtuar nga përgjegjësia politike, anëtarët e Qeverisë, ky është thelbi i debateve, konsultave, ekspertizave për PSP-në”, tha Blerim Reka.

Share This Article