Reka: Nuk ka datë për negociata pa reforma në gjyqësor

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kandidati për president i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, Blerim Reka, një ditë më parë qëndroi në Kumanovë ku shpalosi programin dhe strategjinë e tij në këtë garë. Theksin Reka e vendosi te numri i madh i të rinjve që migrojnë për një jetë më të mirë në shtetet evropiane. Ai shtoi se ata fizikisht janë integruar para shtetit i cili rrezikon edhe marrjen e datës për negociata në rast se nuk zbaton reforma, sidomos në gjyqësor.

“Nëse në këtë shtet gjyqësori është i politizuar, administrata është e nepotizuar, kriminelët janë anëtar të Kuvendit të amnistuar dhe të imunizuar, një Prokurori Speciale që rinë pezull për shkak të aksham pazareve politike të partive politike dhe të liderëve të tyre, vështirë se do të fitojmë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim. Duhen reforma thelbësore”, tha Blerim Reka, kandidat për president.

Share This Article