Reka: Shteti nuk është pronë private, por i të gjithëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kandidati për president i mbështetur nga Aleanca për shqiptarët dhe Lëvizja Besa Blerim Reka fushatën për president e vazhdoi në qytetin e Gostivarit.  

Reka tha se shteti nuk është pronë private, por e gjithë qytetarëve të saj si të barabartë. Mungesa e perspektivës sipas tij ka zbrazur një çerek popullatën, kurse parashikohet se që deri në 2030 mund të ikë edhe çereku tjetër i popullsisë.

“Unë besoj se me konceptin tim për një Republikë shumë etnike dhe një republikë euroatlantike do ta ndalim tendencën e zbrazjes së shtetit deri në vitin 2017 Maqedoninë e lëshuan 250.000 shqiptarë parashikimet për dekadën e ardhshme janë se do e lëshojnë po aq. Çka na duhet anëtarësimi në BE çka na duhet koncepti i demokracisë liberale nëse përfundojmë me minus 500.000 banorë si shtet”, tha Reka.

Share This Article