Reka: Vetëm sundimi i ligjit mund të çrrënjosë qeverisjen e oligarkëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Blerim Reka, kandidati për president, i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, mbrëmë vazhdoi fushatën e tij në Veles dhe në fshatin Jablloçishtë të poshtme dhe të epërme.

Ai tha se Republika nuk njeh demokracinë e dozuar për “kombet statistikore”, të cilëve u lejohen aq të drejta sa për qind janë. Sipas tij, vetëm sundimi i ligjit dhe të drejtës mund të çrrënjosë qeverisjen e oligarkëve.

“Strategjia jonë është shikimi i qytetarëve sy më sy, përballja me ta, vizita fshat më fshat dhe kërkesa e votës derë më derë. Nuk është me rëndësi a është fshat I madh apo I vogël, me rëndësi është të jeni votues dhe e drejta e votës është e drejt e shenjtë, është e drejtë e juaja dhe mos lejoni të manipulojnë me votat tuaja”, deklaroi Blerim Reka.

Share This Article