Rekord emigrantësh në Britani, shpëtohet një foshnje pas 9 orësh lundrim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një vajzë e porsalindur është shpëtuar nga RNLI (Institucioni Mbretëror Kombëtar i Varkave të Shpëtimit) pasi i mbijetoi një udhëtimi nëntë-orësh nëpër Kanalin anglez me nënën e saj në një varkë emigrantësh.

Foshnja e quajtur Ayyan u mbështoll me një batanije dhe iu dorëzua një oficeri policie në bregun e Dungeness, Kent, të shtunën.

Nëna e foshnjes tha për Sky News se ishte pregatitur të rrezikonte dhe sigurinë e saj dhe vajzës për të shkuar në Angli për një jetë më të mirë dhe ishte e lumtur që ia doli.

Më shumë se 17,000 emigrantë kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar që nga fillimi i vitit, që është dyfishi i shifrës së vitit 2020. Sipas të dhënave të agjencisë së lajmeve PA, më shumë se 25,000 njerëz kanë rrezikuar jetën duke kaluar Kanalin Anglez me gomone dhe anije të vogla që nga fillimi i vitit të kaluar.

Share This Article