Rekord i pikturës së Van Gogut, vepra artistike e paekspozuar shitet për 13.09 milion euro në Paris

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një pikturë e mjeshtrit holhandez Vincent Van Gogh e vitit 1887, e cila ka qëndruar më shumë se 100 vjet pas dyerve të mbyllura, është shitur në vlerën e 13.09 milion euro në Francë.

Shtëpia e ankandeve “Sotheby’s” tha se vlera e arritur ishte një rekord për artistin hohlandez. Vepra që nga ajo kohë ka qenë në pronësi të një familjeje franceze.

Piktura është pjesë e një serie veprash që Van Gogh krijoi ndërsa qëndronte në Paris me vëllain e tij Theo në 1886 dhe 1887.

Ajo portretizon një nga mullinjtë e erës që përshkonte Montmartre në një kohë kur ishte thjesht një fshat në periferi të Parisit.  Eksperti i Van Gogh, Martin Bailey, shprehet se piktura ishte “një vepër kalimtare e Van Gogh, kur ai pikturonte me ngjyra të errëta dhe tokësore. “

Në Paris ai zbuloi Impresionistët dhe kjo e bëri që të eksploronte ngjyrën,” shton Bailey.

Sipas studiuesit të artit Bailey, skena e përshkruar në pikturë ishte vetëm një shëtitje e shkurtër larg nga banesa ku Vincent dhe vëllai i tij po jetonin atëherë. Kisha e famshme Sacré-Cœur që tani dominon zonën ishte në ndërtim e sipër.

“Në kohën e tij, mullinjtë ishin bërë një qendër argëtimi,” vazhdoi ai. “Pa dyshim që Vincent hynte herë pas here për të pirë, kur kishte disa franga në xhep.”

Van Gogh u largua nga Parisi për në jug të Francës në 1888. Ai vdiq afër Parisit në korrik 1890.

Share This Article