Rekord i ri emigrantësh në Britani në gjashtë muajt e parë të vitit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numri i emigrantëve që mbërritën në Britaninë e Madhe, pasi kaluan kanalin e La Manshit, ka shënuar një rekord të ri në gjashtë muajt e parë të vitit.

Të dhënat nga Ministria e Brendshme britanike bëjnë të ditur se 257 njerëz e bënë udhëtimin me katër varka të dielën, duke e çuar totalin e përkohshëm për vitin në 12.901.

Rekordi i mëparshëm për ardhjet në semestrin janar-qershor ishte 12.747 në vitin 2022. Në gjysmën e parë të 2023-shit mbërritjet ishin 11.433.

Totali i vitit 2024 deri më tani është 17% më i lartë se numri i mbërritjeve të regjistruara në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar (11.058), një rritje me 8% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022-shit (11.975).

Vitin e kaluar gjithsej 29.437 emigrantë mbërritën në Britani, 36% më pak nga rekordi prej 45.774 në vitin 2022. (Irma)

Share This Article