SHBA ka shënuar një numër rekord të ri vdekjesh nga koronavirusi.
Kishte 1,169 vdekje të lidhura me koronavirusin në SHBA në 24 orët e fundit, raportoi të enjten Universiteti Johns Hopkins i Amerikës.
Kjo përfaqëson numrin më të madh të vdekjeve ditore në çdo vend që prej fillimit të shpërthimit në Kinë në fund të vitit të kaluar.
Gati 6.000 njerëz kanë vdekur tani në SHBA, me më shumë se 244,000 infeksione të konfirmuara.
New York City është vendi më i goditur, me më shumë se 1.500 vdekje.