Rekord i viktimave në SHBA, 2.228 të vdekur nga Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas dy ditësh rënie, SHBA-ja regjistroi sërish një rekord të errët prej më shumë se 2 200 të vdekur në 24 orë nga koronavirusi i ri, bilanci më i rëndë i regjistruar nga një vend, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Ndërkohë që numri i të vdekurve ishte ulur dy ditë më parë në rreth 1 500 të dielën dhe të hënën, SHBA-ja ka regjistruar 2 228 të vdekur në orën lokale 20:30, sipas shifrave të universitetit, të aktualizuara në vazhdimësi.

Kjo e çon bilancin amerikan në 25 757 të vdekur në total, raporton ATSh.

Rekordi i mëparshëm i të vdekurve në një ditë prej 2 108 u regjistrua të premten në SHBA.

SHBA-ja është vendi më i goditur nga COVID-19, para Italisë me më shumë se 21 000 të vdekur, Spanjës me më shumë se 18 000 të vdekur dhe Francës me më shumë se 15 700.

Share This Article