Rekord i viktimave të koronavirusit për 24 orë në Rusi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjatë 24 orëve të kaluara, nga koronavirusi në Rusi kanë vdekur 153 persona. Kjo është shifra më e lartë për periudhën njëditore deri më tani.

Me rastet e reja, numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 3,541, njoftoi Qendra për Menaxhimin e Krizave.

Përpos të vdekurve, gjatë kësaj periudhe u shënuan 8,599 raste të reja të infektimeve dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 344,481 persona, shkruan “Reuters”.

Rusia është në mesin e tri vendeve me më së shumti raste të koronavirusit në botë, bashkë me Shtetet e Bashkuara dhe Brazilin, por ka numër mjaft të vogël të viktimave.

Pavarësisht rasteve të reja, qeveria ruse ka filluar t’i largojë masat kufizuese, të cilat ishin marrë herët për ta luftuar përhapjen e sëmundjes së re.

Share This Article