Bota
Rekord i zi në SHBA, 50203 raste të reja me Covid-19 brenda një dite
Në një kohë kur të gjitha vendet kanë kaluar në fazën e dytë apo të tretë të hapjes, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po kalojnë një moment të vështirë me pandeminë e koronavirusit.
Nga të dhënat e fundit të publikuara nga univesiteti John Hopkins, në SHBA janë raportuar 50 mijë e 203 raste të reja me Covid-19 në një ditë të vetme. Shifra e së mërkurës u theu rekordin e 26 qershorit ku ishin 45 mijë e 225 raste.
Sipas universitetit John Hopkins ka më shumë se 2 milion e 685 mijë të infektuar në SHBA dhe më shumë se 128 mijë persona kanë vdekur si shkak i koronavirusit. Arizona, Kalifornia, Karolina e Veirut, Tennessee dhe Teksasi raportuan shifra të larta të ifektimeve. Kalifornia, shteti më i populluar, raportoi 9 mijë e 740 raste të reja.
Kujtojmë që disa shtete të SHBA e kanë pezulluar planin e hapjes për shkak të shifrave të larta të infektimeve.
Bota
“Kapëm Maduron dhe bashkëshorten e tij”/ Zv.presidentja e Venezuelës pas deklaratës së Trump: Kërkojmë prova që janë ende gjallë
Zëvendëspresidentja e Venezuelës, Delcy Rodriguez deklaroi se qeveria nuk ka informacion mbi vendndodhjen e presidentit Nicolas Maduro dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores, pas bombardimeve të ndodhura në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune nga SHBA-të.
Ajo u shpreh në një intervistë në televizionin shtetëror se autoritetet kërkojnë prova të menjëhershme për jetën dhe vendndodhjen e presidentit dhe bashkëshortes së tij.
Bota
Zelensky zotohet se Ukraina do ta vazhdojë luftën nëse bisedimet për paqe dështojnë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka këmbëngulur se, nëse nuk mund të arrihet marrëveshje diplomatike për përfundimit e luftës gjatë bisedimeve të tanishme për paqe, vendi i tij do të vazhdojë të mbrohet kundër pushtimit të plotë nga Rusia.
“Nëse Rusia i bllokon të gjitha këto, dhe, siç thashë, kjo varet nga partnerët tanë, pra nëse partnerët tanë nuk e detyrojnë Rusinë ta ndalë luftën, do të ketë një rrugë tjetër: të mbrohemi”, tha Zelensky më 3 janar, në prag të një jave tjetër të ngjeshur diplomacie.
Këto komente pasqyrojnë ato që udhëheqësi ukrainas i shprehu në fjalimin e tij të Vitit të Ri, kur theksoi se marrëveshja për paqe me Rusinë nuk mund të arrihet “me çdo kusht”.
“Çfarë dëshiron Ukraina? Paqe? Po. Me çdo kusht? Jo. Ne duam që lufta të përfundojë, por jo Ukraina të marrë fund”, tha Zelensky në fjalimin e tij televiziv.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në nëntor 2025 e shtyu Zelenskyn ta pranonte një propozim për paqe, i cili përmban 28 pika. Shumëkush e kishte vlerësuar këtë plan si shumë të favorshëm për Rusinë.
Ukraina dhe aleatët e saj evropianë – të udhëhequr nga Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania – u mobilizuan për ta hartuar një kundërpropozim, duke paraqitur përfundimisht një plan me 20 pika që përfshinte më shumë interesat e Kievit, veçanërisht sa i përket garancive të sigurisë dhe integritetit territorial.
Garancitë e sigurisë, rimëkëmbja ekonomike
Zelensky foli ndërsa këshilltarë të sigurisë nga 15 vende aleate u mblodhën në kryeqytetin ukrainas, ku shtjelluan hollësitë e planit të paqes që po zhvillohet, përfshirë garancitë e mundshme të sigurisë për Ukrainën.
Pak hollësi u bënë të ditura nga ky takim, por negociatori ukrainas Rustem Umerov tha se pjesëmarrësit “diskutuan garancitë e sigurisë, pikat e planit të paqes, rimëkëmbjen ekonomike dhe çështjet ushtarako-politike”.
Umerov deklaroi se “për shumicën e qëndrimeve, 90 për qind e planit të paqes, tashmë është arritur pajtueshmëri; puna vazhdon për hollësitë”.
Zelensky, në fjalimin e tij të 31 dhjetorit, tha gjithashtu se marrëveshja “90 për qind është arritur”, por paralajmëroi se do të jetë e vështirë të arrihet pajtueshmëri për 10 për qindeshin e mbetur.
I dërguari special i Trumpit, Steve Witkoff, iu bashkua takimit përmes një video-lidhjeje, ndërsa përfaqësues nga NATO-ja dhe Bashkimi Evropian morën pjesë fizikisht.
Takimi do të pasohet nga të paktën dy takime të tjera të rëndësishme gjatë javës në vijim.
Më 5 janar, Ukraina do të presë një takim të shefave të shtabeve të përgjithshme të vendeve evropiane dhe të tjerëve.
“Takimi synon sigurimin e koordinimit shtesë të veprimeve me aleatët në dimensionin e sigurisë”, tha Umerov.
Macron premton angazhime “konkrete”
Të nesërmen, në Paris, presidenti francez, Emmanuel Macron, do të presë një takim të udhëheqësve evropianë. Macron tha në fjalimin e tij të Vitit të Ri se shtetet evropiane dhe aleatët e tjerë do të bëjnë zotime “konkrete” për sigurinë e Ukrainës gjatë bisedimeve.
Zelensky shprehu shpresën për një samit të udhëheqësve botërorë në Shtetet e Bashkuara deri në fund të janarit, për t’i diskutuar propozimet e paqes.
“Ne do të përgatitemi për një takim në Shtetet e Bashkuara në nivel udhëheqësish. Do të donim që e gjithë kjo të ndodhte në janar, deri në fund të janarit”, tha Zelensky.
Rusia nuk po merr pjesë drejtpërdrejt në bisedimet e Ukrainës me Shtetet e Bashkuara apo evropianët, ndërsa Kievi kërkon garanci të forta që do të shoqëronin çdo marrëveshje të mundshme paqeje.
Trump “i pakënaqur” me udhëheqësin rus
Ndërkohë, më 3 janar, Trump shprehu zhgënjimin e tij me presidentit rus, Vladimir Putin, për vazhdimin e luftës në Ukrainë.
“Nuk jam i kënaqur me Putinin. Ai po vret shumë njerëz”, u tha Trump gazetarëve në resortin e tij në Florida. Trump e ka lavdëruar shpesh Putinin dhe ka thënë se beson se udhëheqësi rus është i interesuar për një marrëveshje paqeje.
Bota
Sulmet në Venezuelë, Rusia reagon pas arrestimit të Presidentit Maduro dhe bashkëshortes së tij
Ministria e Jashtme e Rusisë kërkoi një sqarim të menjëhershëm lidhur me situatën në Venezuelë, pas sulmeve të SHBA-ve dhe arrestimit të Presidentit Nicolás Maduro e bashkëshortes së tij.
“Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar nga raportet se presidenti Maduro dhe bashkëshortja e tij u larguan me forcë nga vendi gjatë veprimeve agresive të SHBA-së,” thuhet në deklaratën e ministrisë.
Rusia thekson se një situatë e tillë, nëse është e vërtetë, përbën një shkelje të papranueshme të sovranitetit të një shteti të pavarur.
Ministria gjithashtu dënoi më parë atë që e quajti një akt të armatosur agresioni ndaj Venezuelës nga SHBA, duke konsideruar se çdo justifikim i dhënë për të arsyetuar veprimet është i papranueshëm.
-
Albania4 days ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
Albania6 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
UK6 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania1 week agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK4 days agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK1 week agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports6 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK5 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
