Rekord i zi në Spanjë, 738 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit, e dyta në botë për numrin e të vdekurve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shifra të frikshme raportohen nga Spanja, sa i takon situatës së krijuar nga koronavirusi. Mediet spanjolle raportojnë sot se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar plot 738 viktima nga COVID-19.

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga autoritetet, numri total i viktimave është rritur në 3434, ndërsa konfirmohen mbi 47 600 raste.

Vendi iberik kalon kështu Kinën për numrin më të lartë të viktimave nga covid-19, që numëron 3281 viktima, duke u renditur i dyti pas Italisë, ku kanë humbur jetën deri tani 6820 persona.

(BalkanWeb)

Share This Article