Rekord rastesh me Covid-19 në Itali

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Italia raportoi më 11 dhjetor, 96 raste të vdekjeve si pasojë e koronavirusit, nga 118 një ditë më herët, njoftoi Ministria italiane e Shëndetësisë, derisa numri i të infektuarve brenda kësaj dite u rrit në, 21,049.

Numri i rasteve të reja në Itali u rrit për pothuajse dy të tretat vetëm të premten e 10 dhjetorit, në, 20,497.

Ditë më parë në Itali filluan të zbatohen masat e reja më të ashpra për qytetarët e pavaksinuar, pas frikës se varianti i ri i koronavirusit, Omicron mund të rrisë numrin e të infektuarve.

Shumica e aktiviteteve publike për të pavaksinuarit janë të limituara që nga kjo javë.

Në fazën e hershme të pandemisë, Italia ishte një prej shteteve më të prekura nga pandemia dhe vazhdon të ketë numrin më të lartë të të vdekurve nga koronavirusi, rreth 134 mijë.

Megjithatë niveli i vaksinimin është më i larti se kudo në shtetet e saj fqinje. Rreth 73 për qind popullsisë totale të Italisë është e vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës dhe 11 për qind tashmë kanë marrë edhe dozën përforcuese.

Share This Article