Rekord, rrufeja gati 800 kilometra e gjatë përshkoi tre shtete të SHBA-së

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një rrufe gati 800 kilometra e gjatë që ndriçoi qiellin në tre shtete amerikane ka vendosur një rekord të ri botëror për blicin më të gjatë, kanë konfirmuar shkencëtarët.

Rrufeja, u shtri gjithsej 768 km dhe u përhap në të gjithë Mississippi. Lousiana dhe Texas.

“Këto janë të dhëna të jashtëzakonshme nga ngjarjet e rrufesë”, tha profesori Randall Cerveny, raportuesi i WMO për motin dhe ekstremet klimatike.

Rekordi i mëparshëm ishte 709 km dhe u regjistrua në Brazil në vitin 2018, raporton bbc.

Rrufeja rrallë zgjat mbi 16 km dhe zakonisht zgjat më pak se një sekondë.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=18&v=fCFlpqiMvPw&feature=emb_title

Një tjetër rrufe e regjistruar në vitin 2020 – në Uruguai dhe Argjentinë – ka vendosur gjithashtu një rekord të ri për kohëzgjatjen në 17.1 sekonda. Rekordi i mëparshëm ishte 16.7 sekonda.

Sipas WMO, të dy regjistrimet u zhvilluan në zona të prirura ndaj stuhive intensive që prodhojnë ‘megaflash’, përkatësisht rajoni i Rrafshnaltës së Madhe të Shteteve të Bashkuara dhe pellgu La Plata i konit jugor të Amerikës së Jugut.

Share This Article