Në Rio de Zhaneiro, temperaturat e larta të kësaj vere, krijuan të Dielën ndjesinë sikur ato arritën në 62.3 gradë Celsius.
Kurrë më parë, ndjesia e temperaturave verore nuk kishte krijuar ndjesi kaq përvëluese, duke shënuar një rekord krahasuar me periudhën që kur ky indeks temperaturash ka nisur të matet në 2014-ën.
Agjencia e qeverisë braziliane të lajmeve njoftoi se kjo ndjesi temperature u regjistrua në Guaratima, një zonë të banuar në jug të Rios.
Marsi përbën muajin e fundit të stinës së Verës, ashtu si në gjithë Hemisferën jugore, ku këtë vit, vapa ka qenë shumë e nxehtë për shkak edhe të ngrohjes globale.
Ndjesia që të krijon një temperaturë përllogaritet duke matur temperaturën reale dhe nivelin e lagështisë në ajër që ajo krijon, që në shumë raste shumëfishon efektin e temperaturave duke krijuar ndjesinë e një temperature më të nxehtë ose më të ftohtë se matjet me termometër të zakonshëm.
Banorët thonë se vapa e shkaktuar nga ky efekt është përvëluese dhe shkakton marrje fryme. Madje ndonjëhere nuk mjafton as freskimi në det apo konsumimi i lëngjeve.