Rekord unik në Champions, Harry Kane nuk dorëzohet: Kualifikohemi në Madrid

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Harry Kane mbetet një “bomber” i vërtetë, vijon të shënojë me një rendiment të “frikshëm”, madje këtë herë, me fanellën e Bayern Munich, vendosi një rekord unik në Champions League.

Me golin e realizuar kundër Real Madrid, Harry Kane shkoi në kuotën e 8 golave në këtë edicion të Champions League, plus 3 assiste, duke u kthyer në lojtarin e vetëm britanik që arrin një shifër të tillë në një edicion të vetëm në Champions.

Kane ka të paktën edhe një tjetër ndeshje në dispozicion, sfidën e kthimit kundër Real Madrid, për të përmirësuar këtë rekord.

Pavarësisht se Bayern nuk ai doli të thyen Realin në sfidën e parë, Harry Kane beson ende te kualifikimi: “Gjithçka për të cilën ne luftojmë është për një turne të tillë. Duhet të gjejmë një rrugë për t’ia dalë. Në Madrid do të jetë e vështirë, por duhet t’ia dalim. Ne do të shkojmë atje të bindur se mund të fitojmë”, u shpreh fillimisht Harry Kane.

Më pas ai shtoi se: “Këto janë ato ndeshje të mëdha të cilat i luan poshtë yjeve. Atmosfera këtu ishte e jashtëzakonshme. Jam i bindur se do të jetë e njëjta atmosferë edhe javën e ardhshme. Nga kjo sfidë e parë mund të nxjerrim shumë gjëra pozitive, por kishte edhe detaje negative që mund të eliminohen”, theksoi Harry Kane.

Rekord unik në Champions, Harry Kane nuk dorëzohet: Kualifikohemi
Share This Article