Britania e Madhe regjistroi sot 938 vdekje nga koronavirusi i ri brenda 24 orësh.
“Ky është një rekord i ri në rastet ditore të vdekjeve, duke shënuar një total prej më shumë se 7000 viktimash nga COVID-19”, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.
Zyrtarisht, në Britaninë e Madhe ka 60733 persona të infektuar nga COVID-19 dhe 7097 të vdekur.
Deri më tani janë testuar 232708 persona dhe, në krahasim me dje, vihet një rritje prej 5 492 rastesh.