Rekord viktimash nga koronavirusinë Indi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

India regjistroi më shumë se 2.000 të vdekur nga Covid-19 gjatë 24 orëve të kaluara. Kjo është shifra më e lartë e shënuar në Indi që nga fillimi i pandemisë.

Përpos rekordit të viktimave, gjatë kësaj periudhe u regjistrua edhe numri më i lartë ditor i infektimeve të reja me mbi 295 mijë gjatë 24 orëve të fundit.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia në Indi shkoi në 182.553, ndërsa shifra e përgjithshme e të infektuarve në 15.6 milionë, shkruan Reuters.

Ditëve të fundit, India vazhdimisht ka shënuar më shumë se 100 mijë raste në ditë, ndërsa ndodhet në vendin e dytë në botë me më së shumti të prekur, pas Shteteve të Bashkuara.

Spitalet në Indi kanë paralajmëruar për mungesën e oksigjenit, ndërsa autoritetet pritet që t’i përshpejtojnë procedurat për miratimin e vaksinave shtesë kundër pandemisë.

Disa rajone kanë paralajmëruar masa të rrepta të izolimit për shkak të shtimit të rasteve. Përkeqësimi i gjendjes erdhi pas mbajtjes së një festivali masiv, i cili besohet të ketë ndikuar në përhapjen e virusit.

Share This Article