Rekordi i pabesueshëm i Salah në Champions League

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mohamed Salah e nisi nga stoli ndeshjen që Liverpool luajti në transfertë ndaj Rangers, por kjo nuk e pengoi që të shënonte tre gola.

Sulmuesi egjiptian u aktivizua në minutën e 68 dhe nisi tregolëshin në minutën e 76 të takimit, për ta përfunduar në minutën e 81.

Që do të thotë se për 6 minuta e 12 sekonda, Salah dërgoi topin në rrjetë plot 3 herë, duke regjistruar tregolëshin më të shpejtë në historinë e UEFA Champions League.

Ndeshja përfundoi me rezultatin e thellë 7-1 për Liverpool, që renditet në vendin e dytë të grupit A, me 9 pikë, tre më pak sesa Napoli kryesues.

Share This Article