Rekordthyesi Haaland shkruan historinë në Ligën Premier

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, ka vazhduar të shënojë në Ligën Premier duke vënë rekord në sfidën ndaj West Ham Unitedit.

Norvegjezi realizoi golin e 35-të në kampionatin anglez këtë edicion duke u bërë lojtari me më së shumti gola të realizuar brenda një sezoni në Ligën Premier.

Në këtë mënyrë, ai e ka thyer rekordin e mbajtur më herët nga Alan Shearer dhe Andy Cole.

(Foto: Twitter/Manchester City)

Kur kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje deri në mbyllje të sezonit në Ligën Premier, padyshim se Haaland do ta ngrejë më shumë këtë rekord.

22-vjeçari tashmë i ka shënuar 51 gola në të gjitha garat këtë edicion me Citizens. Vetëm Dixie Dean është futbollisti që ka shënuar më shumë gola (63) në një sezon të vetëm në futbollin anglez. /Telegrafi/

Share This Article